UBT

Amir Rrahmani flet me fanellën e Napolit: Luaj ku të do Gattuso, nuk kam menduar dy herë që t’i bashkëngjitëm këtij klubi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka thënë se nuk do të ketë asnjë problem në përshtatje, ndërsa zbuloi se nuk mendoi asgjë tjetër vetëm të bashkohet me napolitanët kur kuptoi interesimin e tyre.

Ish mbrojtësi i Hellas Verona nënshkroi në janar dhe menjëherë u huazua përsëri tek klubi që ishte për pjesën e mbetur të sezonit 2019-20.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, po përgatitet për sezonin e tij të parë te Napoli dhe mezi pret të fillojë një kapitull të ri me këtë klub.

“Jam agresiv, i fortë në ajër por edhe në tokë, këto janë karakteristikat e mia. Kam luajtur shumë herë në katër mbrojtës prapa, madje edhe për Kombëtaren unë luaj kështu”.

“Unë nuk do të kem probleme të përshtatem me mbrojtjen e re”, ka thënë ai pas Napoli pëlqen të luajë më katër mbrojtës për dallim nga Verona që luante me sistemin 3-5-2.

Rrahmani thotë se ai mund të funksionojë edhe si mbrojtës i majtë nëse është e nevojshme.

Uji Dea

“Në [Dinamo] të Zagrebit kam luajtur shtatë ndeshje në Ligën e Evropës si mbrojtës i majtë. Mund të luaj nëse trajneri dëshiron që unë të jem aty, jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj ekipin dhe trajnerin”.

“Unë nuk kam shënuar gol me Veronën, megjithëse shpresoj të shënoj këtë sezon me Napolin”.

26-vjeçari kur kishte zbuluar se Napoli kishte shprehur interesin për të, ai nuk ka pasur më asnjë dyshim se ku do të luajë.

“Para disa muajsh, Napoli tashmë shprehu interesin e tyre. Ata kontaktuan agjentin tim dhe Napoli ishte zgjidhja ime e parë”.

“Që nga ai moment, unë nuk mendoja për asgjë tjetër, isha i sigurt se doja të vij këtu”, ka thënë Rrahmani në konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.