Mobi Casa

Dogana e Kosovës tejkalon projeksionet, mbledh 61 milionë euro më shumë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë muajit maj Doganat e Kosovës ka rritje të të hyrave duke kaluar edhe projeksionet.“Rezultatet e mira në mbledhjen e të hyrave janë duke vazhduar edhe gjatë muajit Maj’16, Dogana e Kosovës ka ruajtur trendin e lartë të mbledhjes së të hyrave gjatë katër muajve edhe gjatë muajit Maj, më saktësisht duke e dërguar atë në mbi 61 milion euro më shumë se 2015”.

Doganat e Kosovës në vitin 2015 deri në muajin maj kishte mbledhur 269.6 milionë euro, ndërsa këtë vit ka arritur në 330.8 milionë euro.
“Dogana e Kosovës ka ngritje në të gjitha taksat që mbledh, respektivisht kemi 22.7 % më shumë se viti i kaluar apo 7.4% më shumë se projeksioni për këtë periudhë. Vitin e kaluar deri me datën 15 maj kishim grumbulluar 269,6 milion euro derisa këtë vit kemi mbledhur 330,8 milion euro”, thuhet në njoftimin e Doganave, transmeton Indeksonline.

UBT

Sipas Doganave ky rezultat është arritur si shkak i aksioneve të shpeshta në luftimin e ekonomisë jo formale.
“Aksionet e shpeshta në luftimin e ekonomisë jo-formale, bashkëpunimi me qytetar, lehtësimi i procedurave të importit/eksportit, përdorimi i sistemeve të avancuara, eliminimi i procedurat burokratike dhe diskrecionit janë duke prodhuar rezultate optimale”, përfundon komunikata./Indeksonline/