Në Koretishtë të Novo Bërdës gjenden dy pistoleta dhe 14 fishekë në një shtëpi
Gjilan – Një qytetar ka raportuar në polici se në shtëpinë e familjes së tij, pronë e babait tashmë të ndjerë, ka gjetur dy armë të tipit pistoletë dhe 14 fishekë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Koretishtë të Novo Bërdës, rreth orës 18:05.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar./rajonipress/

