Fidanishtja

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

/ 3 minuta lexim

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të cilat sipas tij, përballen qytetarët e Kosovës.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se Kosova se varfëria dhe vështirësitë ekonomike, çmimet e larta dhe kostoja e jetesës, shëndetësia dhe barra e sëmundjes dhe arsimi po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Lexoni të plotë postimin e tij:KATËR PROBLEMET KRYESORE TË QYTETARËVE TË KOSOVËSKosova sot përballet me katër probleme kryesore që po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, probleme këto që i adresova në kuvend: varfërinë, çmimet e larta, gjendjen në shëndetësi dhe problemet në arsim.

Shkolla e Mjekesise - UBT
  1. Varfëria dhe vështirësitë ekonomikeShumë familje në Kosovë mezi arrijnë t’i përballojnë shpenzimet mujore. Pagat dhe pensionet nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat bazë, ndërsa shumë qytetarë detyrohen të heqin dorë edhe nga gjërat më të domosdoshme. Nuk mund të flasim për zhvillim të vendit kur një pjesë e madhe e qytetarëve jeton në pasiguri ekonomike. Thjeshtë, është bërë problem madhor me lidh muajin me muaj.
  2. Çmimet e larta dhe kostoja e jetesësÇmimet e produkteve bazë, energjisë dhe shërbimeve po e rëndojnë çdo ditë e më shumë buxhetin familjar. Qytetarët nuk kanë nevojë për arsyetime, por për politika konkrete që ua lehtësojnë jetën. Qeveria duhet të ndërmarrë masa efektive për mbrojtjen e fuqisë blerëse dhe për krijimin e kushteve që familjet të jetojnë me dinjitet.
  3. Shëndetësia dhe barra e sëmundjesNë Kosovë, sëmundja e një familjari shpesh kthehet jo vetem në krizë financiare, por në një ankth për të gjithë familjen. Mungesa e shërbimeve të nevojshme, pritjet e gjata dhe shpenzimet për trajtim po i detyrojnë shumë qytetarë të kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit publik. Exte spitalet private, çmimet janë shumë të larta. Shëndetësia duhet të jetë prioritet shtetëror, sepse qytetarët meritojnë, trajtim dinjitoz dhe qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor.
  4. Arsimi dhe e ardhmja e gjeneratës së reGjendja në shkollat tona dhe pakënaqësia e të rinjve kërkojnë reflektim serioz. Arsimi nuk mund të trajtohet vetëm si çështje formale, por si themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e vendit. Na duhen shkolla më të mira, mësimdhënie cilësore, kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe mundësi reale për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.Këto nuk janë probleme që mund të zgjidhen me fjalë dhe premtime. Ato kërkojnë vendime, përgjegjësi dhe veprime konkrete.Aleanca do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje konkrete për këto katër çështje, sepse interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi çdo interes tjetër politik.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.