Fundamenti

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike në disa fshatra të Gjilanit, ja zonat që preken

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit elektroenergjetik, në disa zona të Komunës së Gjilanit do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:30 dhe do të përfshijë disa lokalitete që furnizohen nga linja 10 kV Zhegra, në kuadër të nënstacionit 35/10 kV Lladovë.

Zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike janë:

UBT - Kosove

Shurdhani

Pidiqi

Selishta

Qeliku

Haxhta

Isufaj

Terziaj

Ndërprerja do të prekë edhe disa transformatorë dhe pika të furnizimit në këto zona, përfshirë Terziqin, Godenin, Pidiqin 1 dhe 2, Restoran Pidiq, Qelikun, Dunavin e Ulët, Stanqiqin dhe Doganën në Stanqiq.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit të furnizimit me energji elektrike.

Banorët dhe bizneset në zonat e përfshira këshillohen që ta marrin parasysh orarin e ndërprerjes dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me të./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.