Drita humb, por feston titullin
Ndeshja e shumë pritur në mes Ballkanit e Dritës, përfundoi me fitoren e Ballkanit por kjo fitore ishte e pa rëndësishme, pasiqë Drita kishte siguruar një javë më herët titullin e kampionit.
Futbollistët e Ballkanit arrijnë të parët në epërsi në minutën e 14-të, kapiteni Visar Berisha me lehtësi mposht Faton Malokun për 1-0.
Në minutën e 32-të, Xhevdet Shabani nga 20 metra nga ndërprerja shënon super gol për të barazuar në 1-1.
Mirlin Daku i cili u aktivizua në pjesën e dytë arrinë ta sjell në epërsi skuadrën e tij në 2-1.
Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj këto ndjenja. I uroj futbollistet dhe presidentet e klubit për të gjitha, i uroj edhe tifozët tanë Intelektualët që nuk na lan vet asnjëherë. Futbollistet janë më meritorët për këtë titull edhe pse ishte një garë shumë e fort, por jam shumë i bindur qe e kemi fituar këtë titull me plot meritë”
Në qytetin e Suharekës shumë tifoz “Intelektual”, kanë udhëtuar për ta përkrahur skuadrën e Dritës jashtë stadiumit./rajonipress/


