United Hospital

Hoffenheim shpërthen ndaj Gladbach, Asllani shkëlqen me dy asistime

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hoffenheimi ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Borussia M’Gladbach, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me epërsi bindëse 4-0, në kuadër të javës së 17-të të Bundesligës.

Në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, pati ndikim vendimtar në lojën e skuadrës së tij.

Asllani asistoi në dy nga katër golat, duke qenë motor i aksioneve sulmuese të Hoffenheimit.

Mobi Casa

Ai fillimisht shërbeu saktë për Tim Lemperle në minutën e 24-t, duke vendosur rezultatin 2-0, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë asistoi sërish, këtë herë për Andrej Kramaric, që realizoi golin e tretë.

Me këto dy asistime, Asllani shkon në kuotën e katër asistimeve këtë sezon në kampionat, ndërsa ka realizuar edhe gjashtë gola, duke konfirmuar formën e shkëlqyer me Hoffenheimin. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.