Shaqiri feston me Liverpoolin, ky është urimi i tij pasi ngriti trofeun
Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ka pasur dy festa dje, shkruan “Zeri.info”.
Gjatë ditës Shaqiri ka uruar Ditën për titullin e kampionit në Kosovë, pasi siç dihet është një tifozë i kësaj skuadre, ndërsa në mbrëmje ka festuar me Liverpoolin që ngriti trofeun e Ligës Premiere, trofe që nuk e kishin festuar ka 30 vite.
Kjo e ka emocionuar Shaqirin.
“Kampionët e Anglisë”, ishte përshkrimi i fotografisë së Shaqiri të postuar në profilin e tij privat në Facebook.
Shaqiri gjatë karrierës ka fituar disa here titullin vendas me Baselin dhe Bayern Munichun, ndërsa me këta të fundit ka fituar edhe Ligën e Kampionëve. /Zeri.info


