Uji Dea

Doni Arifi shkëlqen në fitoren e KupS ndaj Slovan Bratislava

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori Doni Arifi ka dhuruar një asistim të bukur një fitoren e KupS ndaj Slovan Bratislava, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

Arifi zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, ku u vlerësua me notën 7.8 nga “SofaScore”. Ai asistoi te goli i barazimit duke pasuar për mrekulli te Antwi (41’).

Përpos asistit, edhe statistikisht mesfushori ishte fantastik ku kishte 90 për qind saktësi në pasime (72 nga 80 të tentuara), si dhe kompletoi tre pasime kyçe.

KKVITI

Ai ishte lojtari i tretë më i vlerësuar te vendasit prapa vetëm Oksanen dhe Antwi, që kishin notë më të lartë shkaku i golave të shënuar.

Kujtojmë, Arifi është i hapur për ta përfaqësuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar, ku së fundmi ka qenë pjesë e Finlandës U21./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.