UBT

Vedat Muriqi në qendër të vëmendjes, në derbin kundër Besiktasit e përcjellin tri klube

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Këtë edicion, sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë te Fenerbahçe.

Falë paraqitjeve të mira, klubet si West Bromi, Roma dhe Lazio janë duke e vëzhguar situatën e futbollistit prizrenas, shkruan “Zeri.info”.

Fenerbahçe do të përballet në një ndeshje derbi sonte me Besiktasin, ndërkaq vëmendja kryesore do të jetë te Muriqi.

Në “Vodafone Park”, West Bromi, Roma dhe Lazio i kanë dërguar përfaqësuesit për ta përcjellur 26-vjeçarin në këtë ndeshje.

Hidromorava

Në afatin kalimtar veror, të tri klubet do të synojnë transferimin e Muriqit.

Këtë edicion, Muriqi ka shënuar 17 gola në 35 ndeshje zyrtare dhe ka dhuruar shtatë asistime.

West Bromi ka shprehur interesimin më serioz për Muriqin deri më tani, por klubi anglez do të tentonte transferimin e tij vetëm nëse inkuadrohen në Premierligë. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.