ARKATANA

Mërgim Vojvoda para Andorrës: Lojtarët e rinj po sjellin energji të re në Kombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda vlerësoi angazhimin e futbollistëve të rinj dhe theksoi se ëndrra më e madhe mbetet suksesi me “Dardanët”, pavarësisht kualifikimit në Ligën e Kampionëve me Comon.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kosovës ndaj Andorrës, Mërgim Vojvoda foli për rëndësinë e përfshirjes së lojtarëve të rinj në ekipin kombëtar dhe ndikimin e tyre në grup.

Ai përgëzoi futbollistët e rinj për angazhimin dhe përshtatjen e shpejtë me ekipin.

“Besoj se kjo është një fat se kur mungojnë lojtarët që janë më të vjetër, është një shans për lojtarët e rinj që ta tregojnë veten dhe për këtë besoj se niveli nuk duhet të ndryshohet sepse ka një energji të re dhe dëshirë për të bërë mirë për Kombëtaren, për ta rritur kualitetin në grup”, ka thënë fillimisht Vojvoda.

Mobi Casa

Mbrojtësi kosovar u ndal edhe te zhgënjimi pas humbjes në finalen e ‘play-off’-it për kualifikim në Botëror kundër Turqisë në Prishtinë, por theksoi se skuadra duhet të vazhdojë përpara dhe të synojë suksese të reja.

Në nivel klubesh, Vojvoda do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve me Comon, megjithatë ai nënvizoi se suksesi me Kosovën mbetet prioriteti i tij kryesor.

“Besoj se po të më pyesnit se njërën apo tjetrën, do ta zgjidhja me sy mbyllur suksesin me Kosovën. Por ky është realiteti, jam shumë i gëzuar që kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Por, megjithatë, besoj se kemi qenë të gjithë të mërzitur pasi e humbëm finalen këtu në shtëpi kundër Turqisë. Por, nuk bën të dorëzohemi dhe do të kemi raste të tjera, dhe shpresoj se edhe me Kosovën do të bëjmë diçka të madhe”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.