United Hospital

Enis Bardhi drejt transferimit në Ligën Premier, gjiganti anglez bën ofertë zyrtare për shqiptarin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Numri i futbollistëve shqiptarë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier mund të shtohet nga edicioni i ri.

Në fakt tek Arsenali luajnë dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, por nga edicioni i ri ky numër mund të rritet ende.

Mesfushori shqiptar që luan në La Liga, Enis Bardhi është objektivi i ri i Arsenalit për repartin e mesfushës.

24-vjeçari është në top formë këtë edicion, ku ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime.

Mediat spanjolle kanë raportuar se te Levante ka ardhur një ofertë zyrtare nga Arsenali, por që shuma që nuk është bërë me dije.

Uji Dea

Topçinjtë e kanë përcjellë prej kohësh shqiptarin dhe janë bindur se duhet transferuar Bardhi në Emirates Stadium.

Megjithatë Arsenali duhet të përshpejtojë për ta mbyllur këtë operacion, pasi Fiorentina është skuadra tjetër që ka bërë ofertë për Bardhin.

Mediat spanjolle raportojnë se në zyrat e Levantes është edhe një ofertë nga Bundesliga, por që emri i klubit gjerman nuk është publikuar.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka kontratë me Levanten deri në verën e vitit 2022, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve sillet rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.