Xhaka rikthehet në stërvitje
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje me ekipin londinez pas një lëndimi të pësuar ndaj Manchester Cityt në javën e kaluar, transmeton “Zeri.info”.
Xhaka ishte lënduar në minutat e para të ndeshjes ndaj Manchester Cityt dhe ishte detyruar ta lëshojë fushën.
Lëndimi i tij u duk në pamje të parë se do ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë, por kjo gjë nuk ndodhi.
Pas vetëm një jave, Xhaka është rikthyer në stërvitje me Arsenalin.
“I lumtur që jam përsëri në fushë me ekipin. Ndjehem mirë që jam kthyer!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”./Zëri


