UBT

Valon Berisha zbulon objektivin kryesor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti kosovar synon ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë me Fortuna Dusseldorfin. Ai është i fokusuar totalisht në ndeshjen e fundjavës ndaj Union Berlinit.

Valon Berisha është i fokusuar në ndeshjen vendimtare të sezonit me skuadrën e tij, Fortuna Dusseldorf, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e futbollistit kosovar do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit me Union Berlinin në udhëtim gjatë fundjavës që po vjen.

Aktualisht, Fortuna është e 16-ta në tabelën e Bundesligës me 30 pikë dhe gjendet në zonën e barazhit, dy pikë më shumë se Werder Bremeni i Milot Rashicës.

Prandaj, Dusseldorfit i nevojitet një rezultat i favorshëm në Berlin, në mënyrë që të përfundojë në “Play-Off”.

Hidromorava

Në të kundërtën, një humbje eventuale e ekipit të Berishës dhe një fitore e Rashicës me shokë, do të bënte që Fortuna të binte direkt nga liga.

“Një ekip, një objektiv. Loja e fundit e sezonit po vjen”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar në Instagram.

Berisha është i huazuar në Fortuna Dusseldorf nga Lazio.

Ai synon të mbetet në Bundesligë me ekipin aktual dhe ta vazhdojë karrierën aty.

Në të kundërtën, nëse Fortuna bie nga liga, ai do të detyrohet të rikthehet përkohësisht në Lazio e më pas ta gjejë një klub të ri pasi “Biancocelesti” nuk duken të interesuar për ta mbajtur atë në ekip. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.