United Hospital

Agolli vazhdon ëndrrën amerikane, rinovon edhe për 1 vit me New York Cosmos

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ansi Agolli vazhdon ëndrrën amerikane. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me skuadrën e New York Cosmos që militon në kategorinë e 3-të të futbollit në Shtetet e Bashkuara edhe për një tjetër sezon.

Lajmin për rinovimin e marrëveshjes e ka zyrtarizuar vetë futbollisti shqiptar me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Edhe pse tashmë në moshën 37-vjeçare, Agolli la shenjë në sezonin e tij të parë me New York Cosmos dhe klubi vendosi ti zgjasë kontratën.

“I lumtur të jem pjesë e New York Cosmos edhe për një vit tjetër” shkruan Agolli në Instagram.

FIDANISHTJA

Këmbëmajti shqiptar është shndërruar në lider te skuadra amerikane, kjo edhe për shkak të eksperiencës mjaft të madhe që ka mbi shpatulla.

Edhe pse në një moshë realitivisht të konsiderueshme, Agolli bën diferencën në ligën e 3-të amerikane.

Për momentin mbrojtësi i majtë shqiptar as që e mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.