Hidromorava

Strakosha, optimist për garën kundër Juventusit për titull të Serisë A

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Portieri shqiptar Thomas Strakosha e zbuloi momentin që e ndryshoi fatin për skuadrën e Lazios këtë sezon, përderisa u shpreh me plot vetëbesim për garën kundër Juventusin për titullin e Serisë A.

Portieri e dha një intervistë për Lazio Style Radio, ku foli për rrjedhën e sezonit 2019/20, në të cilin Lazio e fitoi Superkupën italiane në dhjetor dhe tani radhitet me vetën një pikë prapa Juventusit në tabelën e Serisë A, transmeton Gazeta Express.

“Pika e kthimit ishte në ndeshjen kundër Atalantas në tetor në Stadio Olimpico. Ne po humbnin 3:0 pas pjesës së parë, por arritëm ta kthejmë rezultatin dhe të marrim barazim 3:3. Në atë moment u bëmë të vetëdijshëm për aftësitë tona”, tha Strakosha.

“Megjithatë, ndeshja që pati më së shumti domethënie në karrierën time me Lazion ishte para dy vjetëve e gjysmë në stadiumin e Juventusit, pasi që Lazio s’kishte fituar në Torino që 15 vjet”.

Strakosha kishte qenë vendimtar në atë ndeshje, pasi që e kishte mbrojtur një penallti të Paulo Dybalas për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Uji Dea

Tani, këto dy klube po përballen në garën por titullin e Serisë A, me vetëm një pikë që i ndante para se të gjitha aktivitetet sportive të pezulloheshin shkaku i koronavirusit.

“Ne jemi të entuziazmuar dhe duam t’i kthehemi punës, por pa e rrezikuar askënd. Nuk do të jetë argëtuese të luajmë pa tifozë, por ky është një moment i vështirë për të gjithë botën”, ka thënë portieri i Kombëtares së Shqipërisë.

“Pauza në këtë sezon do të ketë pasoja në formën e të gjithë, por unë kam besim sepse e kam parë se sa të fuqishëm jemi. Ne kemi qenë së bashku që katër vjet, jemi rritur shumë në aspektin teknik dhe mbi të gjitha në atë psikologjik”.

“Igli Tare dhe Simone Inzaghi kanë qenë tejet të rëndësishëm për mua, pasi që drejtori më besoi që nga fillimi dhe trajneri ma dha mundësinë të luaj”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.