HW

A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” e nis një analizë të gjerë për Granit Xhakën me një deklaratë të fortë: mund të ketë futbollistë individualisht më të mirë, por askush aktualisht nuk ka aq shumë ndikim sa ai – as te Zvicra, as te Sunderlandi.

Sipas tyre, Xhaka është shndërruar në një figurë me peshë të jashtëzakonshme në futbollin botëror.

“Ai vendos standardin çdo ditë” – Sunderland s’i rezistoi dot Xhakës

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, nuk hezitoi ta vlerësonte që në ditën e parë.

“Ai vendos standardin çdo ditë”, tha ai pas mbërritjes së Xhakës në Anglinë veriore.

Dhe vendimi ishte i menjëhershëm: shiritin e kapitenit e mori menjëherë.

Edhe te Zvicra, Xhaka është kapiten që nga fundi i Kupës së Botës 2018, edhe pse – siç shkruan Blick – Xherdan Shaqiri mund ta kishte imagjinuar lehtësisht shiritin në krahun e tij muskuloz.

“Por ishte e qartë që nga fillimi. Nëse Shaqiri ishte realizues brilant, Xhaka ishte gjithmonë dirigjenti i orkestrës”, shkruan Blick.

Lider i lindur: nga Parisi 2004 te Wembley 2011

Gazeta zvicerane e përshkruan Xhakën si lider të lindur, një karakter që dallonte qysh në fëmijëri.

– Në vitin 2004, me U13 të Baselit, humbi finalen e “Danone Nations Cup” para 20 mijë shikuesve në Paris.

– Në vitin 2009, fitoi Kupën e Botës U17 me Zvicrën.

– Në moshën 18-vjeçare debutoi me ekipin A kundër Anglisë në “Wembley”, në një barazim 2:2.

Blick shton: “Këto paraqitje tregojnë vetëm klasin e Xhakës si futbollist. Dhe vetëbesimin e tij të palëkundur. Por për t’u bërë lideri i sotëm, ai duhej të kalonte momente të vështira. Dhe sa herë dukej se po dështonte, ai përdorte vështirësitë për t’u bërë edhe më i fortë”.

“Fola shumë dhe nuk bëra mjaftueshëm” – mësimi i madh te Gladbachu

Kur u transferua nga Baseli te Borussia Monchengladbach në moshën 19-vjeçare, Xhaka bëri një gabim tipik të një lojtari të ri plot ambicie.

Eco Higjiena

“Fola shumë dhe nuk bëra mjaftueshëm”, kishte thënë ai më vonë.

Në ditën e parë u tha shokëve se objektivi ishte Liga e Kampionëve – premisë për të cilën duhej punë e madhe.

Tre edicione më vonë, ai u bë kapiten i Gladbachut.

Arsenali, 45 milionë franga dhe dy të kuqe që ndezën Londrën

Në vitin 2016 Arsenali pagoi rreth 45 milionë franga për ta marrë Xhakën. Fillimi? I trazuar.

Ai la gjurmë menjëherë – me dy kartonë të kuq për ndërhyrje të pakuptimta, duke u kritikuar dhe vërshëllyer nga tifozët.

Por sot, shkruan Blick, Xhaka është ndër mesfushorët më të mirë të Premier Leagues për ndërhyrje të suksesshme.

Nga ndeshjet me Serbinë te qetësia e sotme: një transformim i plotë

Blick kujton edhe momentet e ndjeshme të Kupës së Botës 2018 dhe 2022 kundër Serbisë, përfshirë incidentet, duke thënë se:

“Për një kohë të gjatë, Xhaka dukej lider i lindur në ekipin kombëtar, por jo gjithmonë lojtari ideal. Shpesh vendoste veten dhe emocionet e tij në qendër të vëmendjes”.

Por sot Xhaka ka ndryshuar. Tani, sipas Blick, ai edhe sakrifikon, është më i qetë dhe ka evoluar si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

“33 vjeç dhe në versionin më të mirë të karrierës”

“Kualifikimi bindës për Kupën e Botës 2026 është shpërblimi i punës”, shkruan Blick, duke shtuar: “Duket sikur ai ka fituar një copë tjetër të enigmës nga çdo konflikt, çdo humbje, çdo pengesë, duke u bërë në moshën 33-vjeçare, Granit Xhaka më i mirë i karrierës së tij”.

Hapi i radhës? Karriera si trajner

Sipas Murat Yakinit, Xhaka po formohet qysh tani për rolin e trajnerit. Përzgjedhësi i Zvicrës tha në Prishtinë: “Ai po e udhëheq Zvicrën si trajner në fushë. Ai ka një të ardhme të ndritur”./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.