Fundamenti

Fidan Aliti në radarët e Besiktas

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Fidan Aliti është pranë hapit të madh në karrierë.

Qendër mbrotësi i Kosovës, ka përfunduar në radarët e gjigandëve turqë të Besiktasit. Lajmi i bujshëm publikohet nga mediat turke sipas të cilave, Aliti pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli të cilët do ta bëjnë një tentativë për ta afruar titullarin e përfaqësueses së Kosovës në Superligën turke.

Aktualisht Aliti aktivizohet në kampionatin suedez me skuadrën e Kalmar me të cilët ka zhvilluar një sezon pozitiv.

ARKATANA

Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e Alitit 550 mijë euro një shifër mëse e përballueshme kjo për një klub si Besiktasi.

Aliti u largua nga Skenderbeu një vit më parë për rreth 150 mijë euro dhe nga sa mësohet korçarët kanë ruajtur një përqindje të kartonit të 26-vjeçarit dhe mund të përfitojnë të ardhura të tjera nga rishitja e tij./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.