Fundamenti

Ismajli takon futbollistin e shkëlqyeshëm, në kohën e tij të artë Ekrem Rukovci – Eki

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kënaqësi e jashtëzakonshme, të takojë sportistin e mirënjohur nga Gjilani, z. Ekrem Beqiri-Rukovci. Eki, ishte një futbollist i shkëlqyeshëm në kohën e tij të artë. Me Ekremin, sa herë që ulesh dhe bisedon, të jep motiv dhe vullnet për punë, jetë dhe arritje rezultatesh ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Rrjedhë prej një familje e cila mbi supet e saja, mbartë një epitet të lartë emërimi nga qyteti. Jo rastësisht, me përplot krenari, është shpallur nderi i qytetit në Komunën e Gjilanit.

Ai thekson që koha ecën shumë shpejtë, por, ajo që e bënë krenarë atë, është vepra, puna dhe përkushtimi për ta ngritur nivelin e sportit gjilanas në majet më të larta. Ekremi, ishte një lojtarë i jashtëzakonshëm në fushë, teknik shumë i mirë, duke lënë gjurmë të pashlyera në futbollin tonë.

UBT

Historia e tij, lenë gjurmë të pashlyera dhe mbresëlënëse në futbollistët e ditëve të sotit. Ekrem Beqiri-Rukovci, ishte futbollist i C.Zvezdës së Gjilanit, Ramiz Sadikut, Dritës e më vonë edhe trajner i “bardh e kaltërve”. Ekremi, konsiderohej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë.

Gjurmëve të tij ishin bashkuar edhe dy vëllezërit e tij, Beqir e Orhan Rukovci. Doajeni i futbollit gjilanas, Ekrem Beqiri-Rukovci, edhe pse ka kaluar një karrierë mbamendëse për historinë tonë, ai ende mbanë vitalitetin dhe dashurinë prej një sportisti.

Në mendjen, dhe, trupin e tij, ende ka përplot forcë e kurajo për tu përballur në fushë, këtë e dëshmon edhe sot. Ekrem Beqiri-Rukovci, do të mbahet mend si sportdashësi, i cili e ngriti futbollin gjilanas në piedestalin më të lartë të tij.

Faleminderit, legjendë. Përherë, do të mbetesh frymëzim në historinë e sportdashësve gjilanas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.