Eko Higjiena

Ardon Jashari flet për rikthimin nga lëndimi dhe aventurën në Milan: Me Modriqin dhe Allegrin po mësoj shumë…!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari nuk e pati një nisje të mirë te AC Milani pasi në fillim të sezonit pësoi një lëndim që e la atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Jashari bëri një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku foli për lëndimin dhe aventurën në ekipin “kuqezi”, shkruan Indeksonline

“Tani ndihem shumë mirë. Gjatë dy muajve të fundit kam punuar shumë në stërvitje dhe nuk kam pasur asnjë problem. As në miqësoren gjatë pushimit ndërkomëbtar ose në Kupën e Italisë ndaj Lazios. Këmba ime nuk më shqetëson më dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh fillimisht Jashari

Jashari është shprehur tejet i lumtur që në skuadër ka Luka Modriqin dhe thotë se me të është duke mësuar shumë.

“Të luash me të është e jashtëzakonshme për të gjithë, jo vetëm për mua. Unë luaj në pozicionin e tij, kështu mund të mësoj shumë. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe një personalitet të jashtëzakonshëm që e tregon në mënyrë se si u afrohet lojtarëve të rinj.

HW

“Në moshën e tij, shumica e lojtarëve tashmë janë pensionuar, por ai punon çdo ditë me përkushtim, ambicie, motivim dhe disiplinë. Ai ka një mentalitet fitues”, vazhdoi mesfushori shqiptar

Në këtë intervistë, lojtari i Kombëtares së Zvicrës tha fjalë të mira edhe për trajnerin Max Allegri.

“Trajneri është i rëndësishëm. Ai është gjithmonë pranë nesh. Të kesh dikë si ai që u jep besim lojtarëve. Ai është themelor për suksesin tonë. Ai ka përvojë dhe ka punuar me lojtarë të jashtëzakonshëm. Mund të mësoj shumë nga ai”, thotë Jashari

Ardon Jashari dhe skuadra e tij Milan sonte luajnë ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Napolit nga ora 20:00./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.