Fundamenti

Rrëfimi emocionues i Ergys Kaçes: Në Greqi më shikonin sikur kisha vrarë njerëz

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ergys Kaçe është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares, i cili zotëron aftësi të shkëlqyera, por nuk i ka marrë karrierës atë që meriton. PAOK-u zotëron kartonin e lojtarit, por në vitet e fundit nuk i ka dhënë mundësinë të luajë, duke e huazuar në skuadra të ndryshme dhe nuk e shet përfundimisht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori korçar ka treguar se atij i është bërë padrejtësi, duke treguar edhe momentin më të vështirë në jetën e tij.

“Më ka ndihmuar shumë huazimi te AEL, pasi në të kundërt nuk do të kisha shumë minuta për të luajtur. Nëse rri në stol dhe nuk luan atëherë nuk ke si të përmirësohesh. Unë dua të kthehem te PAOK dhe të qëndroj aty. Dua të jem në skuadër dhe të luaj si dikur, t’i përjetoj përsëri ato ndjenja. PAOK-u tani është një skuadër me nivel të lartë dhe dua të përjetoj përsëri titujt që ata fitojnë.

Fundamenti

Nuk kam biseduar ende me PAOK-un dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë, kemi pasur bisedime me disa skuadra jashtë Greqisë. Mendoj se më është bërë padrejtësi. E them këtë sepse nuk më është dhënë hapësirë të tregoj se kush jam. Nëse do luaja dhe do shihja që nuk ia dilja dot, do e thoja që nuk e bëj dot. Nuk kam pasur asnjë shans në vitet e fundit dhe prandaj mendoj se më kanë bërë padrejtësi.

Fanella e UÇK-së? Kur ndodhi ajo unë isha 19 vjeç dhe ata menduan se unë kisha vrarë njerëz. I kisha të gjithë kundër, dukeshin sikur do luftonin të gjithë kundër meje. Mbaj mend që asokohe kthehesha nga Kombëtarja dhe Ivan Savidis më mbajti pranë, ishte si një baba për mua. Jam njeri që nuk e harroj lehtë. Ishte momenti më i vështirë për mua.”, u shpreh Kaçe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.