HW

E ardhmja e paqartë e Emir Sahitit, në janar pritet të largohet nga HSV

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas një nisjeje të vështirë të sezonit, Hamburger SV ka shfaqur përmirësime, por për disa lojtarë situata mbetet e vështirë. Mes tyre është edhe sulmuesi kosovar Emir Sahiti , i cili mund të lërë skuadrën këtë dimër.

Sipas Hamburger Abendblatt, anësori kosovar po mendon për një ndryshim të situatës në dhjetor nëse nuk siguron minutazh të mjaftueshëm në javët e ardhshme.

Agjenti i tij i ri po eksploron tashmë mundësitë në treg, duke përfshirë huazimin apo një transferim të përhershëm.

Sahiti u transferua nga Hajduk Split verën e vitit 2024 për rreth 1.2 milionë euro dhe ishte titullar në dy ndeshjet e para të Bundesligës.

HW

Megjithatë, që nga java e katërt, ai nuk është përfshirë as në skuadër, pavarësisht se gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar ishte lojtar i rregullt në ekipin që ngjiti HSV në kategorinë e parë dhe ndër më meritorët për rikthimin e kësaj skuadre në elitën e futbollit gjerman.

Ish-klubi i tij, Hajduk Split, raportohet se ka treguar interes për një rikthim të mundshëm të mesfushorit.

Kontrata e Sahitit me Hamburger SV skadon në 2027, por nëse situata nuk ndryshon, një largim në janar është i pashmangshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.