Mediumi anglez: 3 arsye pse Xhaka do të jetë edhe më i mirë në sezonin e ardhshëm
Granit Xhaka është përmirësuar në çdo edicion që prej se iu bashkua Arsenalit, kështu që kto janë tri arsyet pse ai do të jetë edhe i mirë në vitin e ardhshëm, shkruan “Paininthearsenal”, transmeton zeri.info
Shumica e tifozëve të Arsenalit këto ditë janë duke menduar se me kë do të nënshkruajë klubi në afatin e ardhshëm kalimtar.
A do ta marrim Thomas Parteyn dhe të bëjmë revolucion në mesfushë? A do të sigurojmë një tjetër qendërmbrojtës përveç William Salibas dhe ta përforcojmë mbrojtjen përtej çdo imagjinate? A do ta mbajmë Pierre-Emerick Aubameyangun?
Gjithashtu mendohet edhe për potencialin e të rinjve si Gabriel Martinelli, Kieran Tierney dhe Bukayo Saka.
Jo shumë njerëz janë duke menduar për Granit Xhakën. Ose, nëse janë, ata po mendojnë për shitjen ose zëvendësimin e tij. Por, jo edhe unë, shkruan “Paininthearsenal”.
Unë jam duke menduar pse ai do të jetë edhe më i mirë në vitin e ardhshëm sesa këtë vit, një vit në të cilin ai ishte më i mirë se në vitin e kaluar, një vit ku ai ishte më i mirë se në vitin paraprak.
Këto janë 3 arsyet:
3. Thomas Partes ose një mesfushor pas tij
Fjalët për Parteyn janë duke u kthyer në një storie për afatin kalimtar, edhe pse nuk jemi ende aty. Arteta e ka bërë të qartë se një mesfushor me tipare mbrojtëse është prioritet dhe kjo do të thotë se çfarëdo që të ndodhë, Xhaka do ketë një mesfushor që do të qëndrojë pas tij dhe do të mbrojë.
2. Drama ka kaluar
Kur Xhaka doli i acaruar nga fusha në “Emirates”, duke nervozuar tifozët, dukej se nuk do të ketë kthim prapa. Ai ishte përgatitur për largim dhe agjenti i tij filloi të fliste sikur kishte siguruar kalimin te Hoffenheimi në janar. Thjesht papritmas, tifozët kishin fituar. Urrejtja e tyre kishte përzënë Xhakën nga klubi. Por, nuk ndodhi. Xhaka qëndroi falë një bisede me Mikel Artetan dhe tash shumica e tifozëve kanë tejkaluar atë që ka ndodhur, derisa atij i kishte kushtuar me shiritin e kapitenit. Ai u kthye në formacion dhe e gjeti formën fantastike të vitit të kaluar dhe madje e përmirësoi.
1. Arteta ka plane për të
Kur Xhaka vendosi të qëndrojë, derisa të gjitha rrugët çonin drejt një largimi, Mikel Arteta pati një bisedë me të. Kjo bisedë nuk bëri vetëm që Xhaka të qëndrojë, bëri që ai të përkushtohet sërish në suksesin në “Emirates” dhe u kthye në formacion.
Nuk ka nevojë të jesh një ekspert për të parë që Arteta ka plane të mëdha për Xhakën. Ashtu siç pati edhe Arsene Wenger. Ashtu siç pati edhe Unai Emery. Gjatë kësaj kohe, ai është kthyer në një figurë qendrore në mesfushë.
Në edicionin e ardhshëm, që do të jetë i pari i plotë për Artetan, do të ketë besim të madh te Xhaka, i cili ka treguar kohë pas kohe se kur kërkohet një punë, ai mund ta bëjë./Zëri


