Periudhë pandemie, Edon Zhegrova tregon se si po e kalon këtë situatë
Edon Zhegrova shkëlqeu këtë edicion te Baseli në Superligën e Zvicrës, duke zënë edhe një vend titullari në skuadrën e Marcel Koller.
Futbollisti i Kosovës, i huazuar te Baseli nga Genk, ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin permanent te klubi i madh helvetik, shkruan Zëri.info.
Madje, shumë media në Zvicër e Belgjikë kanë shkruar se futbollisti nga Kosova mund të rikthehet te Genk gjatë verës.
Në këtë periudhë pandemie, Zhegrova ka treguar se si po e kalon kohën tani.
“Para tre ditësh jam kthyer në Zvicër, pasi kam qenë në Belgjikë, karantinën e kam kaluar me familje”, ka thënë Zhegrova në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.
“Tani klubi i Baselit më ka thirrur se duhet të kthehem në Zvicër”, tregon më tej ai.
Tutje, ai tregon se çfarë po bën në këtë periudhë izolimi.
“Luajm me shokë play-station, dhe zgjedhi Barcelonën, si dhe po bëjë stërvitje”, shtoi ai. /Zëri.info


