KKVITI

Arrihet marrëveshja mes palëve, Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re

/ 1 minutë lexim
HW

Mërgim Berisha është pranë zyrtarizimit te skuadra e tij e re dhe gjatë ditës së sotme pritet konfirmimi përfundimtar i transferimit.

Sulmuesi kosovar nuk do të largohet nga futbolli gjerman, por do të ndryshojë nivel gare, pasi nga Bundesliga do të vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.

Berisha do të largohet nga Hoffenheim dhe do të transferohet te Kaiserslautern. Ditët e fundit ishte raportuar se Sturm Graz dhe Lecce kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, por sipas Sky Sport, Kaiserslautern ka fituar garën për nënshkrimin e sulmuesit.

Fundamenti

Marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur. Kaiserslautern do ta transferojë Berishën pa paguar dëmshpërblim, ndërsa Hoffenheim ka ruajtur një përqindje të kartonit nga një shitje e mundshme në të ardhmen.

27-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon me Hoffenheim dhe tani synon të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur, duke marrë më shumë hapësira dhe minuta loje në skuadrën e re. (foto pletigoal)/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.