Trajneri anglez: Besart Berisha do të ishte adaptuar në futbollin anglez
Trajneri anglez, Steve Cotterill vazhdon të jetë i bindur që Besart Berisha do të ishte adaptuar në futbollin anglez, transmeton zeri.info
Ish-trajneri i Byrnleyt, Cotterill kishte shkuar në Hamburg për të arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit për 340,000 funte.
Ai e kishte tërhequr vëmendjen me një paraqitje të mirë me Shqipërinë kundër Anglisë B në maj të 2007-s – duke goditur shtyllën para se të shënonte gol në humbjen 3:1.
Sidoqoftë, Berisha nuk kishte luajtur kurrë asnjë ndeshje garuese për klubin për shkak se vuajti një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, para se Cotterill të largohej nga klubi në nëntor të atij viti, transmeton zeri.info
“Nga përvoja ime, kur sillni një lojtar të vjetër në vend, trajneri që e solli atë do t’i japë kohë, kohë për të punuar për të dhe për ta fituar vetëbesimin, atë besim. Mendoj se Besi e filloi mjaft mirë, që të jem i drejt me të, pastaj ai u lëndua dhe unë u largova dhe ai kurrë nuk u shërua siç duhet”, ka thënë Cotterill.
“Mendoj se ai do të ishte adaptuar, me të vërtetë mendoj”, ka shtuar ai./Zëri


