HW

Leon Avdullahu lëndohet, do të mungojë për sfidën me Sllovakinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të keq pak ditë para gjysmëfinales së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë.

Futbollisti i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, ka pësuar një lëndim të muskulit dhe do të mungojë për disa javë, duke u larguar kësisoj nga lista e Franco Fodës, e cila pritet të publikohet nesër, për sfidën e 26 marsit në Bratisllavë.

ARKATANA

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, konfirmoi këtë të enjte në konferencë për media: “Fatkeqësisht duhet të njoftojmë mungesën e një lojtari kyç. Leon Avdullahu nuk do të jetë i disponueshëm për ne për disa javë”, tha ai.

Ilzer shtoi se Avdullahu pritet të rikthehet për pjesën e mbetur të sezonit në Bundesligë, ku ka ende tetë ndeshje para përfundimit. “Supozimi ynë është që ai do të jetë përsëri i disponueshëm këtë sezon”, tha trajneri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.