UBT

Rashica frymëzohet nga Messi: Kur përgatitja takon rastin, atëherë vjen suksesi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku Lionel Messi i Barcelonës është pikturuar duke e stërvitur një goditje, në mënyrë që të jetë gati për kur t’i vijë rasti në ndonjë ndeshje.

Bundesliga ka qenë e pezulluar përkohësisht që nga 13 marsi shkaku i përhapjes së madhe të virusit Covid-19, që e ka ndërprerë futbollin pothuajse në gjithë botën. Megjithatë, liga elitare e futbollit në Gjermani duket se është më afër kthimit sesa ligat e tjera, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Bundesligës dhe Bundesligës 2 i kanë rinisur seancat stërvitore këtë muaj dhe drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka zbuluar se këto dy liga po shpresojnë t’i rinisin ndeshjet në fillim të majit, për t’i përfunduar ndeshjet deri në fund të qershorit.

Eco Higjiena

Milot Rashica po i shijon stërvitjet me skuadrën e tij, ndërsa në postimin e tij të fundit ka lënë të kuptohet se po frymëzohet nga Lionel Messi, duke e publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Kur përgatitja takon rastin = sukses”.

Të hënen, dy kryeministrat gjermanë – Markus Soder i Bavarisë dhe Armin Laschet i Nordrhein-Ëestfalen – bënë të ditur se Bundesliga mund të rinisë më 8 apo 9 maj, me ndeshje të zhvilluara pa tifozë të pranishëm në stadiume. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.