ARKATANA

Betim Maliqi, Sportisti i Vitit 2025, një vit i artë për kampionin gjilanas

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Viti 2025 do të mbetet i gdhendur me shkronja të arta në karrierën e Betim Maliqit. Me paraqitje mbresëlënëse dhe suksese të njëpasnjëshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare, karatisti nga Gjilani është shpallur me meritë Sportisti i Vitit 2025, duke u shndërruar në simbol krenarie për qytetin dhe për Kosovën.

Betim Maliqi është shembulli i sportistit modern, i qetë në jetën e përditshme, i edukuar dhe i përulur, por jashtëzakonisht i vendosur dhe i pakompromis në tatami. Pas qetësisë së tij fshihet një karakter i fortë sportiv, një inteligjencë taktike e spikatur dhe një disiplinë që e dallon në çdo garë.

Viti që lamë pas ishte tejet i frytshëm për kampionin gjilanas.

Ai arriti: Vendin e tretë në Kampionatin Evropian, titullin Nënkampion Mesdhetar, si dhe shumë medalje të fituara në gara vendore, duke dëshmuar rritje të vazhdueshme dhe hapa të sigurt drejt majave të karatesë ndërkombëtare.

Në çdo paraqitje, Betimi ka përfaqësuar me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën, duke treguar se suksesi nuk është rastësi, por fryt i përkushtimit, punës së palodhshme dhe besimit në vetvete. Ai nuk është vetëm një kampion medaljesh, por edhe një model për të rinjtë që ëndërrojnë të ndërtojnë rrugën e tyre në sport.

ARKATANA

Një vit i jashtëzakonshëm, i mbushur me sukses, emocione dhe krenari.

Me këto rezultate, Betim Maliqi po e përfaqëson me dinjitet qytetin e Gjilanit dhe Kosovën në skenën ndërkombëtare të karatesë, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi për sportistët e rinj.

Shpallja Sportisti i Vitit 2025 vlerëson jo vetëm medaljet e fituara, por edhe kontributin e tij të vazhdueshëm në ngritjen e imazhit të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Urime, kampion Betim Maliqi! Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që premton edhe shumë suksese të tjera. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.