Lenjani tregon gjithçka, nga trajneri më i mirë i Kombëtares tek tre 3 shokët e ngushtë te Shqipëria
Ermir Lenjani është një nga lojtarët më të mirë te Shqipëria, teksa kur është në formë bëhet shumë e vështirë për ta mbajtur atë në krahë.
Futbollisti aktivizohet me Sionin në Zvicër, ku fillimisht u përjashtua nga skuadra për shkak të problemeve financiare, por më pas u gjet një marrëveshje. Së fundmi lojtari ka vendosur t’iu përgjigjet ndjekësve të tij në “Instagram”, për të shuar edhe disa dilema.
Një nga fansat e ka pyetur Lenajnin për ekipin e preferuar në Superiore, për të cilin u shpreh se është Tirana. Gjithashtu kishte dhe pyetje për Kombëtaren, në lidhje me trajnerin më të mirë, por edhe shokët e tij më të ngushtë në ekipin kuqezi.Image
“Trajneri më i mirë ka qenë Xhani De Biasi. Juventus apo Inter? Juventusi dhe Ronaldo. 3 shokët më të ngushtë te Kombëtarja janë, Amir Abrashi, Taulanti dhe Berat Gjimshiti.”, shkruan Lenjani.


