Fundamenti

Jashari dështon sërish, Milani shpreson që ylli shqiptar “të shpërthejë” sezonin tjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Humbje e rëndë për Milanin, i mundur 2-0 në Reggio Emilia në fushën e Sassuolos. Dhe, mediumi italian “Corriere dello Sport” në numrin e sotëm ndalet edhe te paraqitja negative e Ardon Jasharit: “Jashari dështon, një investim për t’u rivlerësuar”, përcjell “Gazeta Express”.

Gazeta italiane e vazhdon shkrimin: “Lojtari zviceran me numrin 30 nuk është treguar në lartësinë e Milanit në këtë sezon të tij të parë me kuqezinjtë. Është ende herët për një gjykim përfundimtar, por sigurisht që viti i debutimit deri tani është për t’u konsideruar negativ, duke nisur që nga ndeshja e fundit.”

Megjithatë, ekziston një precedent që mund të japë shpresë, ai i Sandro Tonalit.

Edhe mesfushori italian në sezonin e tij të parë pati vështirësi dhe nuk arriti ta tregojë menjëherë potencialin e tij, përpara se të shpërthente në vitet pasuese.

Mobi Casa

Për këtë arsye, situata e Jasharit duhet analizuar me kujdes: gjykimet e shpejta mund të jenë të rrezikshme, por në të njëjtën kohë është e qartë se deri tani kontributi i tij ka qenë nën pritshmëritë.

Në një Milan që po kalon një moment të vështirë, edhe paraqitjet individuale si ajo e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut përfundojnë nën llupë.

Klubi Kuqezi do të duhet ta kuptojë nëse bëhet fjalë për një periudhë përshtatjeje apo për një investim që kërkon reflektim më të thellë për të ardhmen.

Thuajse krejt vera e kaluar i kishte shkuar drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare duke u marrë me transferimin e Ardon Jasharit. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.