ARKATANA

Pse Sheffieldi nuk i ka ofruar rinovimin Atdhe Nuhiut?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Atdhe Nuhiu do të mbetet kontratë këtë verë dhe ende nuk i është ofruar marrëveshje e re nga Sheffield Wednesday, shkruan “sheffwed.vitalfootball.co.uk”, transmeton zeri.info

Gary Monk mund të mbetet me pak sulmues sezonin e ardhshëm, me Nuhiun, Fraser Prestonin, Preslav Borukovin, Sam Winnallin dhe Steven Fletcherin që mund të mbeten lojtarë të lirë në muajt në vijim.

Dom Howson nga “Yorkshire Live” thotë se Monk ende nuk duket i intereseuar për rinovimin e Nuhiut. Por, pse?

30-vjeçari iu bashkua Sheffieldit nga Rapid Vienna në 2013-n dhe ka bërë 269 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 47 gola dhe 26 asistime. Nuhiu ka qenë i rregullt nën urdhrat e Garry Monkut, duke bërë 33 paraqitje para se edicioni të pezullohej për shkak të pandemisë Covid-19, por koha e tij në “Hillsborough” mund të jetë afër fundit.

Mobi Casa

Monk nënshkroi me Connor Wichkhamit në huazim nga Crystal Palace në janar dhe e zgjodhi atë para Nuhiut.

Efikasiteti i dobët i Nuhiut me gola gjithashtu është duke e lënë jashtë ekipit – ai ka shënuar vetëm katër gola këtë edicion.

Por, nëse ai dhe sulmuesit e tjerë largohen, zëvendësuesit do të kërkohen dhe Monk nuk ka buxhet për nënshkrime të mëdha.

Klubi anglez ka identifikuar disa sulmues që mund të jenë të lirë në muajt në vijim si Dwight Gayle (Newcastle United), Lyle Taylor (Charlton Athletic) dhe Sammy Ameobi (Nottingham Forest)./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.