Eko Higjiena

Historia e Xhimshitit: Nga Benevento në çerekfinale të Championsit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo, Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje. Para barazimit kundër Milanit, me golin e Brignoli. Nga këto 14 humbje të ecurisë jashtëzakonisht negative të Benevento, në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Djimsiti përjetoi 6 prej tyre në formacion.

Tashmë, pak më shumë se dy vite më vonë, Djimsiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champions-it. Shqiptari është titullar i një skuadre si Atalanta, e aftë të befasojë tërë Europën. Herë në të djathtë dhe herë në qendër të mbrojtjes me tre të bergamaskëve është ai, shqiptari me pasaportë zvicerane. Sepse Toloi është akoma jashtë për shkak të dëmtimit, natyrisht, por edhe sepse Djimsiti ka treguar se e meriton një vend në skuadrën e Gasperini.

Mbrojtësi kuqezi ishte në fushë në 90 minutat e mbrëmjes historike kundër Valencia, prej nga Atalanta u kualifikua në elitën e tetë më të mirëve në Europë. Dhe bëri mjaft mirë, përkundër tre golave të pësuar, plotësisht të parëndësishëm për kualifikimin.

Eco Higjiena

Për më tepër, Djimsiti e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Me qetësi, pa pretenduar emrin e madh, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Sapo ishte kthyer nga huazimi i tij te Benevento. Një vit pozitiv për të, për herë të parë i aktivizuar vazhdimisht në Serie A.

Pas ecejakeve në Serie B, gjithçka ka ndryshuar për shqiptarin, që e sheh veten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Këto ditë, futbolli italian është ndalur nga “Coronavirus”, por ngritja e Beratit vazhdon. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions! /Telesport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.