HW

Ndahet nga jeta Fazli Fazliu, ikona e basketbollit përlepnicas dhe shtyllë e KB Dritës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare sportisti i njohur nga Përlepnica, Fazli Fazliu, pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një boshllëk të madh në sportin gjilanas dhe atë kosovar.

Fazli Fazliu ia kushtoi pothuajse gjithë jetën aktiviteteve sportive, fillimisht volejbollit dhe më pas, me përkushtim të veçantë, basketbollit, ku u shqua si basketbollist i KB Drita. Përveç angazhimit në parket, ai la gjurmë të thella edhe në udhëheqjen e klubit, duke qenë për shumë vite në krye të KB Dritës, pikërisht në periudhat më të suksesshme të tij.

Gjatë karrierës së tij, Fazliu ushtroi detyrën e drejtorit dhe kryetarit të klubit në periudha të ndryshme, duke dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e basketbollit në Gjilan dhe në Kosovë në përgjithësi. Përvoja, vizioni dhe përkushtimi i tij u reflektuan edhe në nivel institucional, pasi ai ishte anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku kontribuoi aktivisht në avancimin e këtij sporti.

Në vitin 2009, Fazli Fazliu u shpall kampion i Kosovës në Streetball, duke udhëhequr me sukses ekipin e Përlepnices për disa vite me radhë, një tjetër dëshmi e pasionit dhe energjisë së tij të pashtershme për sportin.

FIDANISHTJA

Përtej angazhimit sportiv, ai ishte i pranishëm dhe aktiv edhe në jetën kulturore e shoqërore të Përlepnices. Do të kujtohet gjithmonë si njeri i urtë, i dashur dhe bashkëvendës i respektuar nga të gjithë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 02.02.2026, pas namazit të Ikindisë, në Përlepnicë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.