Arrestohet një person në Ranillug, dyshohet se ushtroi në vazhdimësi dhunë psikologjike
Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, pas dyshimeve se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 30 shtator, rreth orës 08:00, në Ranillug. I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar nga autoritetet pas raportimit të rastit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit./rajonipress/


