Fundamenti

Faruk Statovci: Bashkimi synon rikthimin në Ligën e Parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra e Bashkimit nga Koretini i Dardanës, me pak fat ka mundur që pushimin dimëror ta kalon si lidere e Ligës së Dytë, por nga 15 ndeshjet e zhvilluara është pozicionuar në pozitën e katërt me 32 pikë të tubuara tri më pak se lideri Kika nga Hogoshti.

Zyrtarët e Bashkimit kanë bërë gjithçka që stinori pranveror skuadrën ta gjen më të përgatitur për sfidat të cilat e presin, duke angazhuar disa futbollist dhe në veçanti trajnerin Faruk Statovci.

Statovci i cili njihet me punën e tij kualitative dhe disiplinën që ka brenda skuadrës, tregon për sfidat të cilat e presin në pranverë.
“Ne kemi ngecur pak pasi kemi filluar me vonesë përgatitjet por me punë të pandërprerë kemi arritur ta zbusim mungesën e fillimit të përgatitjeve, mund të them se futbollistët mjaft mirë i kanë përballuar të gjitha fazat përgatitore të cilat i kemi zhvilluar të gjitha në vendin tonë, me punën që po bëjmë së bashku me futbollist shpresoj se nuk jemi larg atë që po kërkojmë rikthimin në Ligën e Parë, pasiqë është i vetmi qëllim i klubit”, thekson Statovci.

UBT

Ish-futbollisti i shumë skuadrave, Faruk Statovci tani trajner, premton se me të gjitha kapacitetet dhe mundësit e tija do të jenë në dispozicion në klubin e Bashkimit.
“Do të mundohemi të kemi paraqitje të mira, gjithashtu do ta kemi përkrahjen e tifozëve “Unikat”, poashtu me disa përforcime që i kemi bërë shpresoj se Bashkimin do ta rikthejmë në Ligën e Parë por gjithçka varet nga mundësit dhe kapacitetin që e posedojmë, por do t’ja dalim edhe pse ndoshta edhe për dy futbollist cilësor kemi pasur nevojë”.

Bashkimi gjatë pushimit dimëror është përforcuar me Rinos Rifatin mesfushor ofanziv, Tahir Morina, Egzon Bislimi portier, Kenan Llugaliu mesfushor, Shkëlqim Miftari mesfushor ofanziv, Albion Rrahmani sulmus.

Skuadra e Bashkimit gjatë përgatitjeve ka zhvilluar disa ndeshje miqësore duke treguar lojëra mjaft cilësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.