Mobi Casa

29 vjet më parë protestoi kundër regjismit serb, sot proteston kundër vendimit në Hagë – flet Muhamet Mavraj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

29 vjet më parë, ishte një nga udhëheqësit e protestave studentore të 1 Tetorit 1997,për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, ndërsa sot, Muhamet Mavraj, do të jetë përballë protestuesve për të kundërshtuar vendimin dënues të Dhomave të Specialuzuara të Koosvës në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mavraj në një intervistë për Radio Dukagjinin thotë se mobilizimi qytetar sot do të jetë edhe më i madh edhe për shkak të përvjetorit të protestave studentore të vitit 1997.

“Nuk është vetëm për kundërshtimin e aktgjykimit, por edhe për madhërinë e vlerave e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e vitit 1997 na kujton përpjekjen e gjatë të lodhshme, të stërmundimshme, për të arritur në një pikë, në pikën ku gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve më 1 tetor 1997 i bëmë bashkë dhe ishin bashkë”, shprehet Mavraj.

Sipas tij, nëse ajo frymë e unitetit është e pranishme sot, nesër e ditë në vijim, Kosova do të dalë fituese në këtë betejë të madhe ligjore.

Uji Dea

“Unë jam shumë i bindur se presioni konstruktiv, vendosmëria, këmbëngulësia edhe kështu në mënyrë paqësore, do të ketë sukses në kohën e duhur dhe vendin e duhur.”, thekson ai.

Mavraj thotë se nga ky vendim dënues për ish-krerët e UÇK-së, janë prekur gjithë shqiptarët anembanë botës.

“Sot kur i shoh fëmijët e Kosovës që përfundojnë detyrat e shtëpisë, dhe me flamujt kombëtar dhe të UCK-së dhe shkojnë në protestë pa folur shumë, kjo sado që më prek, më jep shumë shpresë se nuk do të shkojë kot mundi i dëshmorëve të lirisë”, thotë Mavraj.

Protesta gjithëpopullore është thirrur për në orën 16;00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./RadioDukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.