ARKATANA

Inaugurohet fusha e sportive në Bresalc, kosto 23 mijë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorët komunalë, kanë inauguruar fushën sportive në shkollën “Ibrahim Uruqi”, në Bresalc, projekt ky që kap vlerën prej 23 mijë euro, ndërkaq është bashkëfinancim i Komunës dhe klubit rotarian “Gjilani”.

“Jam i lumtur që sot e inauguruam këtë fushë të bukur sportive dhe jam i sigurtë që drejtori dhe stafi këtu do t’i ruajnë investimet. E uroj drejtorin Ejup Uruqin, mësimdhënësit dhe nxënësit. Tash e tutje, nxënësit do të kenë mundësi më të mëdha për realizimin e aktiviteteve sportive”, ka thënë Haziri.

Haziri ka paralajmëruar edhe realizimin e projektit tjetër për këtë shkollë në bashkëpunim me bankën gjermane KfW për eficiencë të energjisë, që përfshihet sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmit, sistemi i ventilimit dhe ndriçimi LED.

United Hospital

Drejtori i shkollës “Ibrahim Uruqi”, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe drejtorët komunalë për realizimin e këtij projekti.

“Jo vetëm që janë gëzuar stafi e nxënësit, por janë gëzuar edhe komuniteti sepse edhe uikendeve janë këtu gjithmonë për t’i zhvilluar aktivitetet sportive. Lajm shumë i gëzueshëm është edhe zotimi i kryetarit për të filluar edhe me projektin e madh të efiçiencës së energjisë”, tha ai.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, thanë se ky projekt ka përfunduar në afat rekord, ndërkaq janë zotuar se edhe projekti tjetër i proklamuar do të fillojë së shpejti, pasi sipas tyre, me këtë edhe do të ngritet cilësia në arsim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.