HW

Laçi para sfidës ndaj Polonisë: Do ta ndërroja golin e Europianit për një që na çon në Botëror

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes ndaj Polonia, duke shprehur besim dhe motivim të lartë për këtë sfidë vendimtare.

Laçi e cilësoi ndeshjen si tepër të vështirë, duke theksuar cilësitë e kundërshtarit dhe rëndësinë e kontrollit të mesfushës.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi Polonia ka lojtarë me cilësi. Ne duhet të luftojmë fort në mesfushë dhe të stabilizojmë lojën që në fillim. Duke qenë një ndeshje teke, synojmë ta mbyllim sa më shpejt, duke sulmuar dhe shfrytëzuar çdo mundësi. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën”, u shpreh ai.

Duke folur për objektivin madhor, mesfushori nënvizoi ëndrrën e kahershme të skuadrës për një kualifikim historik.

Nga risitë te rikthimet, mungesat dhe pritjet në play-off, Sylvinho flet për të gjitha në konferencë

HW

“Kemi ëndërr ta shohim Shqipëria në Botëror dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Kemi bërë shumë sakrifica ndër vite dhe besoj se e meritojmë. Edhe pse luajmë në transfertë, kjo na motivon edhe më shumë. Do të japim maksimumin për të bërë krenarë tifozët shqiptarë”, deklaroi Laçi.

Mesfushori u ndal edhe te momentet e tij personale, duke kujtuar golin e shënuar ndaj Kroacisë në Europian.

“Ai është goli më i bukur i karrierës sime deri tani, por do ta ndërroja menjëherë me një gol që do të na çonte në Botëror. Ky është synimi ynë kryesor”, theksoi ai.

Në fund, Laçi siguroi se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë përballje. “Kemi analizuar mirë kundërshtarin, por fokusi ynë mbetet te loja jonë. Duam të tregojmë që në minutat e para identitetin tonë dhe jemi gati të japim maksimumin në këtë mundësi të artë”, përfundoi mesfushori kuqezi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.