A do t`i shfrytëzojnë tribunat e reja tifozët në derbin Drita – Gjilani ?
Festa e derbit në mes rivalëve lokal Dritës e Gjilanit, sa po vjen më afër aq më shumë po rriten tensionet, ndërsa interesimi i shikuesve “Intelektualëve” e “Skifterave”, për të qenë në shkallët e stadiumit është jashtëzakonisht i madh.
Siç dihet punimet në stadiumin e qytetit janë duke u zhvilluar, ndërsa shkallët në Veri e Jug kanë përfunduar, por punëkryesi i këtij stadiumi i ka lënë në gjysmë punët.
Me pak rrethoja të sigurisë nga punekryesi, ka mundur që shumë lehtë shikuesit e derbit t`i shijojnë shkallët e reja të stadiumit, por nikoqiri i këtij derbi Drita së bashku me Shërbimin Policor të Gjilanit ka marrë një vendim.
“Sot kemi pasur një takim me zyrtarët e Shërbimit Policor në Gjilan për qështje të sigurisë, dhe definitivisht me keqardhje mundem të them se është e pa mundur ti shfrytëzojmë shkallët mbrapa portave, sepse janë punishte dhe nuk ka kushte gjithashtu duhet të modifikohen shumë rrethoja sepse punëkryesi e ka lënë në gjendje jo të mirë për tu zhvilluar ndeshja”, është shprehur zv.drejtori i përgjithshëm e drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi.
Zymberi ka bërë të ditur se ditët në vijim ka punë për tu bërë që teknikisht stadiumi të pranohet nga ana e Shërbimit Policor, për shkak sigurisë së shikuesve.
“Gjatë ditëve në vijim na ka mbetur t`i sanojmë ato modifikime me drejtorin e stadiumit që të pranohet teknikisht nga ana e Shërbimit Policor, dhe gjithë këtë e bëjmë për shkak sigurisë së shikuesve pasiqë pritet që në këtë derbi të thyhen të gjitha rekordet e shikueshmërisë gjerë më tani”./sylejman ismajli/rajonipress/


