Hidromorava

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shqipëria ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e dytë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Rolando Maran.

Të shtunën në mbrëmje, kuqezinjtë u përballën me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në një takim miqësor që përfundoi me triumfin minimal të mysafirëve, 1-0.

Vendimtar për fatin e sfidës rezultoi Danel Sinani, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes që në minutën e tetë, duke i dhënë avantazhin Luksemburgut që në fillim të takimit.

Pavarësisht disavantazhit të hershëm, Shqipëria dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes. Futbollistët vendas krijuan disa raste të mira shënimi dhe regjistruan 13 goditje drejt portës kundërshtare, por pa mundur të gjejnë golin e barazimit.

Hidromorava

Edhe statistikat e posedimit të topit ishin në favor të kuqezinjve, megjithatë efikasiteti para portës mbeti problemi kryesor.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Shqipërinë në ndeshjet miqësore të këtij muaji, pasi më herët ishte mposhtur me të njëjtin rezultat, 1:0, edhe nga Izraeli.

Takimet miqësore shërbyen si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare, ku Shqipërinë e presin ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe cikli kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2028”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.