Eko Higjiena

Manchester United vazhdon të interesohet për Vedat Muriqin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Manchester United raportohet se vazhdojnë të monitorojnë progresin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, derisa pritet që të bëjnë ofertë për të gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq dëshironin që fillimisht ta huazonin kosovar nga gjiganti turk muajin e kaluar por tentimi i tyre u bllokua nga skuadra me bazë në Stamboll.

Mirëpo, ata ende janë të interesuar për sulmuesin, kurse sot Calciomercato shkruan se Djajtë e Kuq pritet që të bëjnë një ofertë të re kur do të përfundon sezoni.

Uji Dea

Muriqi është në superformë me Fenerbahçën këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe bërë katër asiste vetëm në super ligën turke, ku klubi ka katër pikë më pak se vendi i parë.

Fenerbahçe për momentin e vlerëson sulmuesin për 30 milionë euro. Burnley dhe Aston Villa po ashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e kosovarit por ata nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë se 21 milionë funte për të në verë.

Manchester United për momentin janë në vendin e tetë në Ligë me 35 pikë, gjashtë më pak se vendi i katër, Chelsea që është në vendin e katër. Ata do të përballën me skuadrën e Frank Lampard të hënën e ardhshme pas pushimit dy javor në Premier Ligë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.