ARKATANA

Duka: Futbolli kosovar ka fituar dinjitet dhe peshë në arenën ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në Prishtinë, organizuar për të nderuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, duke dëshmuar forcimin e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mes institucioneve të futbollit të të dy vendeve.

Duka e ka cilësuar këtë moment si një dëshmi të peshës që ka fituar futbolli kosovar në arenën ndërkombëtare dhe ka përsëritur përkushtimin e FSHF-së për ta mbështetur Kosovën në çdo hap të këtij rrugëtimi të përbashkët.

HW

“Në Prishtinë, për të nderuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino – një mik i vërtetë i Kosovës dhe i futbollit tonë. Një ceremoni domethënëse, nën kujdesin e Presidentes Vjosa Osmani dhe mikut tim, President Agim Ademi, që tregoi sa dinjitet dhe peshë ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare.”

“Unë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jemi gjithmonë pranë Kosovës në këtë rrugëtim të përbashkët”, ka shkruar Duka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.