Idriz Voca i siguron fitoren ekipit të tij me një supergol
Një gol i bukur i mesfushorit kosovar Idriz Voca i ka mjaftuar Luzernit për të mundur Xamaxin në xhiron e 21-të të Superligës së Zvicrës.
Mesfushori i Kosovës realizoi pas një krosimi të ulët nga këndi.
Luzerni i Vocës është i gjashti në tabelën e Superligës në Zvicër me 27 pikë të tubuara. /Lajmi.net/

