Mobi Casa

Gazetari italian tregon të ardhmen e Zhegrovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Edon Zhegrova dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te Juventusi dhe është i vendosur të luftojë për një vend në skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, reprezentuesi i Kosovës u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se ndihet plotësisht i rikuperuar dhe në gjendjen e duhur fizike për të treguar potencialin e tij. Zhegrova shpreson që gjatë fazës përgatitore verore të bindë trajnerin Luciano Spalletti se meriton një rol më të rëndësishëm në ekip.

Sezoni i kaluar nuk shkoi sipas pritshmërive për sulmuesin kosovar, i cili nuk arriti të përfitonte maksimalisht nga mundësitë që iu dhanë. Megjithatë, stafi teknik i Juventusit nuk e ka humbur ende besimin tek cilësitë e tij dhe po shqyrton mundësinë për t’i dhënë një tjetër shans.

ARKATANA

Për momentin, nuk ka presion nga ana e agjentit të lojtarit për një transferim gjatë kësaj vere. Palët preferojnë të presin fazën përgatitore dhe të vlerësojnë situatën përpara se të marrin një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.

Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se performancat e Zhegrovës gjatë kampit veror do të jenë vendimtare. Nëse ai arrin të bindë Spallettin me paraqitjet e tij, atëherë mund të sigurojë një vend në planet e Juventusit për sezonin e ri. Në të kundërtën, klubi dhe lojtari mund të shqyrtojnë alternativa të tjera për vazhdimin e karrierës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.