“Jo në emrin tim”, nis protesta në shesh kundër aktgjykimit të Hagës, pjesëmarrës nga e gjithë Kosova
Ka nisur protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Qytetarë nga e gjithë Kosova erdhën në kryeqytet për të shprehur kundërshtinë e tyre për aktgjykimin dënues prej 81 vjetësh ndaj katërshes.
Protesta nisi nga ora 16:00 me fjalime të organizatorëve./express/


