Uji Dea

Kush ishte Kobe Bryant?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.

Eco Higjiena

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.

Ai është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve të NBA.

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.