Eko Higjiena

Legjenda e Arsenalit Vieira: Xhaka e meriton të respektohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kapiteni dhe legjenda e Arsenalit, Patrick Vieira, e pranon se atij i vjen keq për Granit Xhakën dhe i ka dalë në mbrojtje mesfushorit me origjinë shqiptare, për të cilin beson se do të kthehet fuqishëm nga incidentet e fundit.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, të cilit së fundi iu mor shiriti i kapitenit, u spekulua për një largim nga Arsenali në janar, pas një përplasjeje me tifozët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Granit Xhaka nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që kur i shau tifozët e klubit të vet në Emirates, përderisa ata po e fishkëllenin kur po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palace, më 27 tetor.

E përderisa shumë njerëz e kanë kritikuar Xhakën për sjelljen e tij, Vieiras i erdhi keq për përfaqësuesin e Zvicrës, duke theksuar se ai meriton më shumë respekt sesa që po merr tani.

FIDANISHTJA

“Më vjen keq për të sepse ai ishte kapiteni dhe po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë në Arsenal. Mendoj se ne duhet t’ia kujtojmë vetes të gjitha arritjet e tij që kur ka ardhur në Arsenal dhe ai meriton shumë respekt”, ka thënë Vieira.

“Kur je futbollist dhe nuk luan në mënyrën që ti e pret, ti zemërohesh me veten dhe nganjëherë thua ose bën gjëra për të cilat më vonë pendohesh. Është shumë e lehtë për ish-futbollistët t’i gjuhen dhe të jenë negativ drejt Xhakës”.

“Unë e di se sa i mirë është ai dhe ai do ta kalojë këtë periudhë të vështirë sepse është një njeri i fuqishëm dhe lojtar i mirë. Ai do të na i dëshmojë se sa i mirë është”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.