Hidromorava

Shqipëria gati për historinë: Silvinjo paralajmëron sfidën ndaj Polonisë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kanalin FSHF TV u transmetua sot emisioni i 14-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, ku trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli ekskluzivisht për përgatitjet e skuadrës dhe objektivin historik të kualifikimit në Botërorin 2026.

Në episod u diskutuan paraqitjet e fundit të kuqezinjve, javët e fundit të kampionatit në Superiore dhe investimet e FSHF-së në infrastrukturën sportive.

Silvinjo theksoi progresin e skuadrës në kualifikueset për Botëror, ku Shqipëria ka fituar 6 nga 8 ndeshjet zyrtare:

“Lojtarët tanë japin gjithçka në fushë, 100%, me shpirt dhe zemër. Ata përfaqësojnë shumë mirë njerëzit tanë dhe jam krenar për ta,” tha trajneri.

Trajneri u ndal edhe te momentet më sfiduese dhe vendimtare:

“Barazimi në Letoni ishte i vështirë, por fitorja ndaj Serbisë në transfertë dhe më pas ndaj Andorrës tregoi maturinë e skuadrës. Këta lojtarë tashmë e kuptojnë rëndësinë e ndeshjeve deçizive dhe janë gati për play-off.”

UBT

Në shortin e play-off-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë. Silvinjo e konsideron sfidën të vështirë, por shpreh besim të plotë te skuadra:

“Polonia është një skuadër e fortë, por ne kemi një skuadër më të përmirësuar. Mund të ndodhë çdo gjë në 90 minuta. Unë besoj shumë te lojtarët dhe puna jonë, do të shkojmë atje me forcën tonë maksimale.”

Trajneri foli gjithashtu për planin e përgatitjeve për ndeshjet e marsit: vizita te lojtarët, analizë e kundërshtarëve dhe ripunim i elementeve të skuadrës. Ai përfundoi me një mesazh motivues:

“Kemi arritur një ëndërr dhe tani duhet të shkojmë drejt objektivit. A mund t’ia dalim? Patjetër!”

Shqipëria synon të shkruajë histori dhe për herë të parë të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026, ndërsa Silvinjo dhe skuadra po punojnë intensivisht për ta realizuar këtë objektiv. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.