HW

Zyrtare: Aro Muric blihet përfundimisht nga Sassuolo

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, pasi Sassuolo ka aktivizuar opsionin për blerjen e përhershme të kartonit të tij nga Ipswich Town.

Klubi anglez ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen, duke bërë të ditur se portieri 27-vjeçar do të mbetet pjesë e skuadrës italiane pas një sezoni të kaluar në formë huazimi.

Gjatë edicionit 2025/26, Muric ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Sassuolos, duke regjistruar 32 paraqitje në Serie A dhe duke fituar besimin e drejtuesve të klubit italian.

telegrafi.com

Në deklaratën zyrtare të Ipswich Town thuhet:

ARKATANA

“Klubi mund të konfirmojë se portieri Arijanet Muric do t’i bashkohet skuadrës italiane Sassuolo me një marrëveshje të përhershme.”

“27-vjeçari e kaloi sezonin 2025/26 në huazim te klubi i Serie A, duke bërë gjithsej 32 paraqitje, ndërsa Sassuolo ka vendosur të ushtrojë opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm për një shumë të pazbuluar.”

“Arijanet largohet pasi ka bërë 19 paraqitje gjatë periudhës së tij te Town, ku u transferua nga Burnley në verën e vitit 2024. Klubi i uron atij suksese në të ardhmen.”

Muric largohet nga Ipswich Town pas dy vitesh, ndërsa tani do të synojë të vazhdojë paraqitjet e mira në elitën e futbollit italian dhe të mbetet një nga shtyllat kryesore të Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.